KESH dhe KEK të gatshëm për të thelluar bashkëpunimin në sektorin energjitik
Administratori i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare Z.Benet Beci priti në një takim në Tiranë Kryeshefin Ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.), z. Luigj Imeri.
Diskutimet e ketij takimi u përqëndruan në kërkimin dhe krijimin e mundësive për investime në kapacitete të reja energjetike, kjo në kuadër dhe të paltformës së programit të përbashkët të dy qeverive dhe objektivave për integrimin e tregjeve të energjisë elektrike. Gjithëashtu theksi u vu edhe tek mundësitë e reja për shkëmbimin e energjisë elektrike nga KESH te KEK dhe anasjelltas.
Z. Beci dhe Z. Luigj Imeri shprehën besimin së bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve shqipfolëse në nivele të tilla do të sjellë pashmangshmërisht përfitim dhe mirëqënie për qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës.