Zërat e rinj vizitojnë Hec-in

Një ndër eksperiencat më të bukura të punonjësve të Hec Vau i Dejës ishte pritja e talenteve te reja të “Festivalit Mbarëkombëtarë të këngës për fëmijë” .Ky festival daton në 1963 kohë kur Hidrocentrali i Vaut të Dejës ishte duke u projektuar pasi puna për ndërtimin e tij do të niste 4 vite më vonë ndërsa prodhimi i energjisë në  1970.

 Për herë të parë KESH mbështet këtë Festival të përmasave  të mëdha ku pjesëmarrja e fëmijëve është nga të gjitha trevat shqipfolëse.

KESH në kuadër të Përgjegjshmërisë së saj Sociale mbështeti energjinë e vërtetë të Shipërisë,fëmijët. Për disa orë femijët lanë pas ethet e garës dhe me kuriozitetin që i karakterizon panë nga afër punën në Hidrocentral dhe mënyrën se si prodhohet energjia