Dielli mbi digën e Qyrsaqit në HEC Vau i Dejës po prodhon energji
Rezultatet e para të performancës së këtij impianti janë në nivele shumë të kënaqshme dukë përmbushur pritshmërinë e projektit. Kapaciteti në gjenerim i impiantit sot, arrin vlerën e 4.1MW. Fuqia maksimale e instaluar e këtij impianti është 5.14MWp në DC, ose4.5MW në AC. Rrymat e çastit të secilës fazë në TU për njërin transformator arritën në 3000A dhe në seksionin TM (10.5kV), rrymat e çastit arritën në 250A për secilën fazë.