Rritja e Sigurisë dhe Eficensës në Kaskadën e lumit Drin
Mbështetur nga Banka Botërore dhe nga partnerë të tjerë KESH realizoi projektin që synon rritjen e sigurisë së digave, rritjen e jetëgjatësisë së hidrocentraleve, rritjen e prodhimit dhe përmirësimin e furnizimit me energji elektrike në vend. Me implementimin e këtij projekti janë kryer këto ndërhyrje :
Rehabilitimi i portave shkarkuese të HEC-eve të Kaskadës së Drinit
Rinovimi elektromekanik dhe instalimi i sistemit të ri të monitorimit.
Konsolidimi dhe sistemimi i bazës së digës Koman
Përmes këtyre ndërhyrjeve janë arritur rezultate të kënaqshme për sigurinë e Kaskadës dhe efiçiencën e prodhimit të energjisë duke :
Reduktuar ndjeshëm humbjet e energjisë për shkak të rrjedhjeve të pa kontrolluara nga portat , deri në 11 GWh energji vjetore.
Ngritur një plan emergjencash me sistem alarmi për menaxhimin e situatës në rast përmbytjesh.
Optimizuar Kaskadën dhe rritur prodhimin me rreth 20 GWh në vit.
Ky projekt rrit jetëgjatësinë e veprave në Kaskadën e Drinit me 30 vjet.