PERFORMANCE
ARCHIVES
CARIERS
CONTACT US
WEBMAIL

Bashkëpuno me ne

Punonjësit tanë janë në qendër të çdo aktiviteti që bëjmë në KESH – që nga fokusimi drejt nevojave të klientit dhe fryma e bashkëpunimit e deri tek të menduarit me vision dhe të vepruarit me etikë dhe profesionalizëm. Stafi i KESH ka vetbesim në aftesitë e veta, është autentik në zgjidhjen e detyrave që u ngarkohen, është kreativ në qasjen e tij dhe i zhdërvjellët në mënyrën se si idetë i bën realitet.

KESH është gjithnjë i interesuar për të angazhaur specialistë të kalibrit më të larte  në të gjitha nivelet, nga të sapodiplomuarit e deri tek profesionistët me përvojë shumevjecare.Stafi që ne kemi nevojë, duhet demostrojë cilësi të tilla si:

Profesionalizëm dhe Integritet: Përkushtimi dhe efiçensa në realizimin e detyrave në kohë dhe cilësi shoqëruar këto me njohuritë, eksperiencën dhe krenarinë për   punë, janë ndër cilësitë kryesore që karakterizojnë stafin e KESH. Sjellja me     integritet e stafit ndërtohet mbi pa-anësinë dhe ndershmërinë në kryerjen e detyrës.

Diversiteti dhe Fleksibiliteti: Stafi KESH duhet të respektojë dhe të mësojë         nga diferencat e njëri-tjetrit për zgjidhjen e sfidave të përditshme, të ndajë me   njëri-tjetrin eksperiencat pozitive dhe të jetë i gatshëm të shërbejë në pozicione   dhe vende të ndryshme pune brenda shoqërisë me qëllim krijimin e një fuqie     punëtore me përvojë dhe të gjithanshme.

Nëse ju jeni një individ me formim dhe eksperiencë në fushën e inxhinierisë     elektrike-mekanike, inxhinierisë së ndërtim-hidroteknikë, shkencat               ekonomiko-financiare dhe juridike, dhe frymëzoheni nga zgjidhjet inovative dhe   praktike, atëherë KESH është vendi i duhur për ju që të ushtroni profesionalizmin tuaj dhe njëkohësisht të avanconi në karrierë.
Nëse dëshironi të konsideroheni për mundësitë e angazhimit që lindin herë pas here në KESH, shprehni interesin tuaj duke dërguar të dhënat tuaja sipas formularit në këtë faqe.

Shprehni interesin