PERFORMANCE
ARCHIVES
CARIERS
CONTACT US
WEBMAIL
   Organet Kolegjiale
   Administrimi
   Kontrolli i Brendshëm
   Struktura Organizative




Benet BECI  

Administrator nga 30/01/2019 

Administrimi

Z. Benet Beci është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë pranë Universitetit të Tiranës, dega Ekonomi Politike, në vitin 1987. Në vitin 2003 përfundon programin dy vjeçar "Master në Administrim Biznesi" (MBA) duke mbrojtur tezën "Sistemi bankar në tranzicion, tronditjet dhe mësimet", pranë Fakultetit të Ekonomisë së Universitetit të Tiranës në bashkëpunim me Universitetin Nebrasca-Lincoln. 
 
Z. Benet Beci e ka filluar karrierën profesionale në vitin 1987 në Ministrinë e Transporteve, ku ka kryer detyrën e inspektorit të tarifave dhe standardeve. Në vitin 1992 fillon të punojë si ekonomist në Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë në Bankën Kombëtare (sot Banka e Shqipërisë). 
 
Në vitet 1993-1999 vazhdon punën në Bankën Kombëtare Tregtare duke kryer funksione të ndryshme, si: specialist në Departamentin e Letërkredive dhe Financimeve të Huaja, specialist në Departamentin e Administrimit të Fondeve të Huaja, përgjegjës i Sektorit të Kredisë në Departamentin e Financave të Huaja. 
 
Gjatë periudhës Prill 1999 - Qershor 2003, ka vazhduar karrierën e tij profesionale si Drejtor Financiar në Fondin e Financimit Rural, për të vijuar më tej deri në Tetor 2005 si Drejtor Financiar në Unionin e Shoqatave të Kursim Kredisë, institucion financiar i krijuar nga transferimi i aseteve të Fondit të Financimit Rural. 
Për periudhën Tetor 2005- Janar 2019 ka mbajtur postin e Drejtorit Ekzekutiv në Fondin Shqiptar të Zhvillimit. 

Z. Benet Beci ka qënë gjithashtu edhe Anëtar i Komitetit të Kontrollit të Bankës së Kreditit të Shqipërisë për periudhën Shtator 2005 – Janar 2008 dhe anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë për periudhën Shkurt 2008 - Tetor 2012. 

Z. Benet Beci ka kryer një sërë specializimesh brenda dhe jashtë vendit. Fushat e specializimeve janë kryesisht në sistemin bankar dhe funksionet e institucioneve të kredidhënies, analizës financiare, manaxhimin e riskut dhe përcaktimin e normave të interesit, manaxhimin efikas të institucioneve mikrofinanciare, buxhetimin, planifikimin dhe menaxhimin e projekteve, si dhe modelimin e institucioneve financiare dhe të kreditimit. 

Duke filluar nga data 30 Janar 2019, me vendim të Këshillit Mbikëqyrës të Shoqërisë KESH sh.a nr.02, datë 28.01.2019, z. Benet Beci ushtron detyrën e administratorit të Shoqërisë KESH sh.a.