PERFORMANCE
ARCHIVES
CARIERS
CONTACT US
WEBMAIL
   Siguria dhe Shëndeti
   Shoqëria dhe Mjedisi
   Etika në Shoqeri
   Gatishmëria për Emergjenca
   Programi i Transparencës
   Monitorimi i Mjedisit/ Raporte
   Plani i Menaxhimit të Riskut Klimatik
Shoqëria dhe Mjedisi

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH sh.a.), prodhuesi kryesor i energjisë elektrike në vend, është dhe mbetet i përkushtuar për shfrytëzimin racional dhe të qëndrueshëm të burimeve ekzistuese dhe përdorimin e burimeve të reja dhe të rinovueshme të energjisë ndërkohë që në çdo aspekt të veprimtarisë së vet garanton komunitetin dhe brezat e ardhshëm për përkushtim në ruajtjen e integritetit mjedisor dhe mbrojtjen e mjedisit.
Në zbatim të parimeve të Sistemit të Menaxhimit të Mjedisit, sipas standartit ndërkombëtar ISO 14001, KESH ndjek politikën e tij social mjedisore si më poshtë:
 

  • Aktivitetet në njësitë e KESH-it duhet të jenë në përputhje me ligjet, rregulloret dhe kërkesat e tjera mjedisore të aplikueshme të Republikës së Shqipërisë.
  • KESH menaxhon në mënyre rigoroze impaktet në mjedis dhe shëndetin e punonjësve për një zhvillim të qëndrueshëm të performancës së tij social mjedisore:
          – duke parandaluar shkarkimin e substancave që dëmtojnë mjedisin (tokë, ajër dhe ujë);

          – duke minimizuar ndotjet dhe reduktuar ato që në burim si dhe mundësinë për riciklim të tyre;

          – duke përmirësuar burimet ekzistuese nëpërmjet planifikimit e shfrytëzimit të kujdesshëm dhe krijimin e burimeve të reja gjeneruese;

          – duke mbështetur inovacionin teknologjik për të zbutur impaktet mjedisore gjatë aktiviteteve të veta.

  • KESH i kushton kujdes të veçantë monitorimit dhe kontrollit të impakteve gjatë aktiviteteve prodhuese në njësitë e saj të prodhimit.
  • KESH trajnon punonjësit me qëllim ndërgjegjësimin për mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit dhe merr masat e nevojshme që të sigurojë që çdo punonjës i korporatës të zbatojë normat e rregullat ligjore për sigurinë në punë gjatë aktiviteteve në një njësi.
  • KESH siguron transparencën dhe informimin e komunitetit lokal dhe shoqërisë civile për vlerësimet social mjedisore të investimeve të reja me fondet e veta apo të huaja.
  • Çdo punonjës i korporatës është përgjegjës për zbatimin e parimeve të përgjithshme të kësaj politike dhe për arritjen e rezultateve konkrete në menaxhimin për mbrojtjen e mjedisit.
  • KESH mbetet i angazhuar për bashkëpunim me institucione, apo kompani të tjera për zbatimin e praktikave më të mira për mbrojtjen e mjedisit.

KESH, operon sipas praktikave të menaxhimit mjedisor në mënyrë që të minimizojë impaktet, duke i dhënë përparësi aplikimit të proçedurave për përdorimin efiçent të energjisë nëpërmjet materialeve informuese, edukuese për të ndërgjegjësuar komunitetin dhe brezat e ardhshëm.