PERFORMANCE
ARCHIVES
CARIERS
CONTACT US
WEBMAIL
   Kaskada e Drinit
   HEC Fierzë
   HEC Koman
   HEC Vau i Dejës
   TEC Vlorë
TEC Vlora



Performanca e TEC-it Vlorë

   Njësia Vlera e garantuar   Vlera maksimale e arritur  Devijimi Abs. Devijimi Rel. in %  Garancia 
 Energjia neto në dalje  kW  97‘170  101‘374.6  +64204.6  + 4.32  Po
 Energjia neto termo  kJ/kWh  7‘490  7’084.4  -405.6  -5.41  Po
 

TEC-Vlorë është ndërtuar sipas të gjitha standardeve dhe rregullave ndërkombëtare, duke respektuar në mënyrë tepër rigoroze të gjitha parametrat e emetimeve të gazeve në mjedis.

Emetimi i gazrave ndotës

  Njësia  Guarantee Value (base load/min load)  Measured Value (ngarkesë normale/ngarkesë minimale)  Garancia 
 NOx(@ 15% vol. O2 dry)    mg/Nm3 120 / 120  66.85 / 104.72  po
 CO (@ 15% vol. O2 dry)  mg/Nm3 100 / 100  2.36 / 3.77  po
 PM10(@ 3% vol. O2 dry)   mg/Nm3 50 / 50  0.120 / 1.378 (matur në 2010).  po



TEC Vlora, me kapacitet 97 MW është ndërtuar në tetor të vitit 2011. Ndërtimi i këtij impianti erdhi pikërisht si rezultat i nevojës që kishte vendi për shtimin e burimeve prodhuese, sidomos atyre termo, për të rritur pavarësinë nga prodhimi i energjisë përmes impianteve hidro.

Pjesë e “Planit Strategjik të zhvillimit Social-Ekonomik të vitit 2002” ishte edhe zhvillimi i sektorit të energjisë, duke patur parasysh që prodhimi vendas në ato vite ishte rreth 3500 GWh në vit dhe kërkesa për import 800-1000 GWh në vit.

Në këto kushte përveç zhvillimit të sistemit të transmetimit dhe përmirësimit të rrjetit të shpërndarjes duhej rritur dhe prodhimi vendas. Rritja e prodhimit vendas do të konsistonte në ritjen e impianteve private hidro (HEC-et private) si dhe rritjen e impianteve prodhuese të energjise së pavarur nga hidro.

Në rastet e mungesës së ënergjisë më shumë se 2/3 e bizneseve kishin si burim rezervë energjie, gjeneratorët dizel.  Ky TEC është efikas në kushtet e pikut të ngarkesës si dhe në kushtet e mungesës së rreshjeve.

Projekti u financua nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH sh.a), Banka Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim BERZH (EBRD) si dhe Banka Europiane e Investimeve “BEI”. Vlera e projektit ishte 130 milion euro.
Objektivi i Projektit
Objektivi i realizimit të projektit është:

garancia për përmbushjen e të kërkesës për furnizimin me energji elektrike; efikasitet në furnizimin dhe përdorimin e saj; efektivitet financiar në sektorin prodhues privat
rritja prodhimit të energjisë nga termocentralet për të plotësuar një pjesë të kërkesës së brendshme të ngarkesës bazë, duke lejuar kështu një përdorim më efikas të hidroenergjisë për të plotësuar kërkesën e brendshme në momentet e pikut dhe për të mundësuar shkëmbime energjie të ngarkesës bazë me sisteme të tjera energjetike të rajonit
Projekti parashikonte ndërtimin e një stacioni energjie me cikël të kombinuar, i furnizuar me energji nga nafta e distiluar në një vend prej gjashtë hektarësh, që ndodhet rreth gjashtë kilometra në veri të Vlorës, në afërsi të një terminali depozite nafte në det. Impianti është projektuar për të lejuar përdorimin e tij me gaz natyror. Kontrata e punëve inxhinierike, prokurimit dhe ndërtimit për impiantin me kapacitet 97 MW u nënshkrua në fund të shkurtit 2007, midis KESH dhe shoqërisë italiane “Tecnimont”.

Aktualisht, punimet civile dhe instalimi i paisjeve kanë përfunduar dhe TEC-i është në kushte konservimi nga punonjësit e TEC Sh.a Vlorë.

Si rrjedhojë e një defekti që ka ndodhur në janar 2012 në tubacionin e ujit, i cili shërben për ftohjen e turbinës termocentrali nuk është në punë.

KESH sh.a. po zbaton një plan masash për rivënien në punë të TEC-it. Një nga pikat kryesore është përzgjedhja e kompanisë konsulente, që do të analizojë shkaqet e difektit të ndodhur dhe dizenjimin e projektit të ri të tubacionit të ujit nga deti, ujë i cili do të shërbejë për ftohjen e turbinës.