PERFORMANCE
ARCHIVES
CARIERS
CONTACT US
WEBMAIL
   Kaskada e Drinit
   HEC Fierzë
   HEC Koman
   HEC Vau i Dejës
   TEC Vlorë
HEC Vau i Dejës
Vau i Dejës është hidrocentrali i parë që u ndërtua mbi lumin Drin dhe ndodhet në pjesën veriperëndimore të Shqipërisë, në rrjedhën e poshtme të lumit Drin, në Grykën e Vaut të Dejës, rreth 18 km nga qyteti i Shkodrës. Duke qënë se Vau i Dejës është hidrocentrali më i poshtëm me digë dhe liqen në kaskadën e Drinit, rëndësia e tij përveç prodhimit të energjisë elektrike, lidhet edhe me ndikimin që ka liqeni i Vaut të Dejës në ultësirën e nën Shkodrës. Shkarkimet e ujit nga ky liqen kanë ndikim kryesor në përmbytjet që ndodhin në ultësirat e Lezhës dhe Shkodrës.

Punimet për ndërtimin e tij nisën në vitin 1967. Ky impiant është vënë në punë në dy faza: Ag. 1, 2 dhe 3 në vitin 1970, ndërsa Ag. 4 & 5 në vitin 1975.

Lexo me Shume  

 

 

Parametrat teknike të shfrytëzimit HEC Vau i Dejës
Kapaciteti i instaluar (5 Ag.) 250 MW
Fuqia nom. e Gjeneratorëve 50 MW
Rënia nominale 52 m
Konsumi nominal i ujit 113 m³/s

Prodhimi mesatar vjetor
Që nga vënia në punë 872,095 MWh
Mesatarja (1994-2015) 962,967 MWh
Mesatarja (2004-2015) 989,749 MWh
Minimali (1990) 610,540 MWh
Maksimali (2010) 1,511,200 MWh

Prurja mesatare vjetore
Që nga vënia në punë 278 m³/s
Mesatarja (1994-2015) 295 m³/s
Mesatarja (2004-2015) 314 m³/s

Niveli mesatar vjetor
Niveli minimal(Shkurt 1999) 67.91 m
Niveli maksimal(Shtator 2005) 75.33 m

Prodhimi Mujor i HEC-Vau i Dejës (2018)

 Prurjet Mesatare Anesore në Vaun e Dejës                          Niveli i Shfrytëzimit të HEC Vau i Dejës

 Prodhimi i Vau i Dejës 2003 - 2018