PERFORMANCE
ARCHIVES
CARIERS
CONTACT US
WEBMAIL
   Kaskada e Drinit
   HEC Fierzë
   HEC Koman
   HEC Vau i Dejës
   TEC Vlorë
HEC Koman
Komani është hidrocentrali i dytë dhe më i fuqishëm i kaskadës së lumit Drin. Për nga fuqia e instaluar, pozicioni dhe vëllimi i rezervuarit, ky HEC luan rol kyç për prodhimin dhe shfrytëzimin e të gjithë kaskadës. Komani është hidrocentrali me kapacitetin më të madh të prodhimit të energjisë në vendin tonë.

Punimet për ndërtimin e tij nisën në vitin 1980. Në 1985-ën filloi punën turbina e parë. Me kapacitet të plotë centrali u vu në punë në vitin 1988. HEC Koman u ndërtua mbi konceptet dhe projektin e hartuar nga inxhinierët shqiptarë të Institutit të Studim-Projektimeve të Hidrocentraleve në Tiranë. Turbinat dhe gjeneratoret janë të teknologjisë franceze të cilat u montuan bashkë me ekspertët shqiptarë të kësaj fushe. Për ndërtimin e veprës punuan rreth 12,000 punëtorë, inxhinierë dhe specialistë.

Lexo me Shume  

 

Parametrat teknike të shfrytezimit HEC Koman
Kapaciteti i instaluar (4 Ag.) 600 MW
Fuqia nom. e Gjeneratorëve 150 MW
Rënia nominale 96 m
Konsumi nominal i ujit 184 m³/s

Prodhimi mesatar vjetor
Që nga vënia në punë 1,811,186 MWh
Mesatarja (1994-2015) 1,918,560 MWh
Mesatarja (2004-2015) 1,955,406 MWh
Minimali (2007) 1,199,790 MWh
Maksimali (2010) 2,872,730 MWh

Prurja mesatare vjetore
Që nga vënia në punë 263 m³/s
Mesatarja (1994-2015) 277 m³/s
Mesatarja (2004-2015) 290 m³/s

Niveli mesatar vjetor
20 vitet e fundit 171.60 m
10 vitet e fundit 172.07 m
Niveli minimal (Janar 1999) 166.33 m
Niveli maksimal 174.70 m
Paraqitje skematike e HEC Koman

 
Prodhimi i HEC-Koman sipas muajve të vitit (2018)

 

   

 Prurjet Mesatare Anesore në Liqenin e Komanit                    Niveli i Shfrytëzimit të HEC Komanit

 

 

 

Prodhimi i HEC-Koman 2003 - 2018