PERFORMANCE
ARCHIVES
CARIERS
CONTACT US
WEBMAIL
   Publikime Dokumentash
   Foto Album
   Video Album
   Njoftime
Publikime Dokumentash
   

Raporti i Aktivitetit të KESH sh.a. për periudhën 2013 - 2016 Raporti i Aktivitetit të KESH sh.a. është një  përmbledhje e gjithë veprimtarisë së Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare gjatë periudhës 2013 - 2016. Në këtë  raport do të mund të gjeni të dhënat e detajuara të treguesve të shfrytëzimit të tri hidrocentraleve të kaskadës së  Drinit, që janë nën administrimin e KESH. Gjithashtu do të njiheni me treguesit mbi sasinë e energjisë elektrike të  prodhuar dhe shit-blerjen e energjisë elektrike e pasqyruar në bilancin financiar dhe atë energjitik të korporatës. Ky  raport paraqet informacionin e detajuar lidhur me mirëmanaxhimin e korporatës në lidhje me zhvillimet  institucionale   dhe operacionale si dhe investimet e realizuara për mirëmbajtiën dhe sigurinë e veprave hidrike të  KESH sh.a Lexo më shumë

Fierza 2015 është një përmbledhje e të dhënave dhe treguesve teknikë të projektimit dhe shfrytëzimit në vite të hidrocentralit të Fierzës. Materiali shpjegon në mënyrë të përmbledhur potencialin hidroenergjetik të kësaj vepre, duke pasqyruar skematikisht vendodhjen dhe planimetrinë e përgjithshme të hidrocentralit dhe duke ofruar të dhëna mbi treguesit e prodhimit dhe veprimtarinë e zakonshme për mirëmbajtjen e paisjeve dhe makinerive. Materiali gjithashtu liston dhe përshkruan investimet e reja të fokusuara në punime hidrocivile (mirëmbjatje dhe rehabilitim) si dhe ndërhyrje elektromekanike (paisje/makineri të reja apo rehabilitime).Lexo më shumë

 

Komani 2015  është një broshurë informative, që ju njeh me treguesit e shfrytëzimit, operimit dhe të mirëmbajtes ndër vite në këtë HEC. Ky material përshkruan se cfarë përfaqëson kjo vepër energjitike dhe jep detaje mbi investimet e rëndësishme të KESH, të cilat mundësuan që 2015-ta të jetë “një vit ndryshimesh” edhe për hidrocentralin e Komanit. Materiali ofron të dhëna edhe mbi vendodhjen, potencialin hidroenergjitik, veprimtarinë dhe historinë që nga ndërtimi i hidrocentralit më të fuqishëm të kaskadës së lumit Drin.Lexo më shumë

 

Vau i Dejës 2015 ju njeh me veprimtarinë ndër vite të hidrocentralit të parë që u ndërtua mbi lumin Drin, por edhe të dhënat e sakta të vendodhjes, apo planimetrisë së tij.Kjo broshurë përmbledh në mënyrë të detajuar treguesit teknikë të projektimit dhe shfrytëzimit të HEC Vau i Dejës ndër vite. Në këtë material gjeni po ashtu informacion mbi aktivitetin e këtij HEC-i gjatë vitit 2015 dhe investimet e realizuara për të rritur sigurinë e veprës, eficencën e prodhimit dhe përmirësimin e kushteve të punës.Lexo më shumë