PERFORMANCE
ARCHIVES
CARIERS
CONTACT US
WEBMAIL
   Fakte Reth KESH
   Misioni dhe Strategjia
   Zhvillimi ndër vite
Fakte Rreth KESH

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) është prodhuesi publik dhe në të njëjtën kohë prodhuesi më i madh i energjisë elektrike në Shqipëri. KESH ka nën administrim impiantet kryesore të prodhimit të energjisë elektrike në vend. Këto asete përbëhen nga hidrocentralet e Kaskadës së Drinit, (HEC Fierzë, HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës) me një fuqi të instaluar prej 1,350 MW, dhe TEC Vlora me fuqi të instaluar prej 98 MW. Kaskada e ndërtuar mbi Pellgun e Lumit Drin është më e madhja në Ballkan si për nga kapaciteti i instaluar ashtu edhe nga madhësia e veprave hidroteknike. Duke pasur në funksionim 79% të kapaciteteve prodhuese në vend, KESH furnizon rreth 70-75 % të kërkesës për energji elektrike të klientëve tariforë, siguron energjinë e nevojshme për mbulimin e humbjeve në sistemin e transmetimit, si dhe nëpërmjet energjisë balancuese e shërbimeve ndihmëse garanton sigurinë e sistemit energjitik shqiptar. Gjithashtu, KESH ka përgjegjësinë për administrimin, operimin korrekt dhe garantimin e sigurisë teknike e operacionale të veprave energjitike që administron. KESH, jo vetëm është një nga prodhuesit e energjisë elektrike nga burimet hidrike më të rëndësishëm në rajon, por konsiderohet edhe një faktor me ndikim rajonal përsa i përket sigurisë së veprave hidrike

Totali i aktiveve të Kompanisë        Të ardhurat mesatare vjetore      Prodhimi mesatar shumëvjeçar        Numri i punonjësve të Kompanisë

                   184                       20                     3851                      994        

        miliardë lekë                     miliardë lekë                         Gwh                                 persona      

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare – KESH sh.a. ka si veprimtari themelore prodhimin e energjisë elektrike dhe tregtimin e saj në tregun e rregulluar dhe të pa rregulluar. KESH sh.a. ka në administrim kaskadën më të madhe në rajon me nje sipërfaqje ujëmbledhëse në Lumin Drin, e cila vlerësohet të jetë 14,173 km2 më një gjatësi të rrjedhës prej 285 km.