Furnizuesi Publik me Shumice është një strukturë/Divizion që funksionon brenda strukturës së KESH sh.a., e krijuar që në Korrik 2008, në bazë të Modelit dhe Rregullave të Tregut Shqiptar të Energjisë Elektrike për të kryer funksionet si më poshtë vijon:
- Furnizuesi Publik me Shumice ka pergjegjesi per blerjen e energjisë elektrike, per te siguruar furnizim te mjaftueshem per CEZ Shpërndarje sh.a./Furnizuesin Publik me Pakice sipas kerkeses se ketij te fundit per furnizimin pa nderprerje te Klienteve Tarifore. Për këtë qëllim Furnizuesi Publik me Shumice blen nga KESH Gen-i te gjithe energjine elektrike te prodhuar prej tij nga burimet hidro dhe burimet e tjera gjeneruese, dhe nga Prodhuesit e Pavarur të Energjisë Elektrike, Prodhuesit e Vegjël të Energjisë Elektrike, Furnizuesit e Kualifikuar dhe Tregtuesit per te permbushur detyrimet e tij ndaj CEZ Shpërndarje sh.a./Furnizuesit Publik me Pakice, për furnizimin e klientëve tariforë. Furnizuesit Publik me Shumice i kerkohet te siguroje te gjitha furnizimet e disponueshme, perfshire importet, per te shmanguar kufizimin e ngarkeses;
- Furnizuesi Publik me Shumicë blen energjinë elektrike nga PVE-të dhe PPE-të me çmim të rregulluar, të miratuar nga Enti Rregullator i Energjisë dhe po me çmim të rregulluar, të miratuar nga ky Ent, ia shet energjinë elektrike CEZ Shpërndarje sh.a./Furnizuesit Publik me Pakicë, për furnizimin e konsumatorëve tariforë;
- Furnizuesi Publik me Shumice ka pergjegjesine qe te sherbeje si sigurues i alternatives se fundit per te gjithe klientët;
- Bazuar në faktin që Furnizuesi Publik me Shumicë është struktura e specializuar në KESH sh.a. për tregtimin e energjisë elektrike, ai kryen edhe procedurat e eksportit dhe shkëmbimit të energjisë elektrike për llogari të KESH Gen-it;
Furnizuesi Publik me Shumice ka te drejte te mbuloje, nepermjet kontrates se tij me CEZ Shpërndarje sh.a./Furnizuesin Publik me Pakice, te gjitha kostot e realizuara per blerjen e energjise, perfshire koston e energjise elektrike te importuar si dhe kostot e blerjeve nga KESH Gen-i, PPE-te, PVE-te, Furnizuesit e Kualifikuar dhe Tregtuesit.
Divizioni i Furnizuesit Publik me Shumicë në KESH sh.a. përbëhet nga Drejtori i Divizionit si dhe 4 (katër) njësi: Departamenti i Tregtimit, Departamenti i Financës, Departamenti i PVE dhe PPE si dhe Sektori Ligjor.
Sa i perket blerjes së energjisë nga Furnizuesi Publik me Shumicë, nga Prodhuesit e Vegjël të Energjisë (HEC private dhe me koncesion) të dhënat janë si me poshtë:
- Për vitin 2010 energjia totale e blerë është 159.040.029 kWh.
- Për vitin 2011 energjia e blerë për periudhën Janar-Korrik është 103.303.436 kWh ndërsa planifikimi vjetor është rreth 165.000.000 kWh.
|